TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2025, 21:15

Asgjë serioze për Arbër Hoxhën, sulmuesi kuqezi qetëson të gjithë para ndeshjes me Serbinë: Do të jem gati!

Shkruar nga Pamfleti

Asgjë serioze për Arbër Hoxhën, sulmuesi kuqezi qetëson

Arbër Hoxha po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Anësori i sulmit kuqezi, po luan rregullisht me Dinamon e Zagrebit, duke shënuar e duke dhënë asiste. Por në ndeshjen e fundit, futbollisti pësoi një dëmtim që shqetësoi jo pak stafin e Kombëtares, kur na ndajnë disa ditë nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Serbisë.

Megjithatë, ka qenë vetë lojtari ai i cili nëpërmjet një interviste të dhënë për “24Sata”, ka theksuar se do të rikuperohet që për ndeshjen e të enjtes, atë ndaj Makabi Tel Aviv që ekipi i tij luan në Ligën e Europës.

Mos u bëni merak, unë do të jem gati për Makabin të enjten. Dhe nuk jam ankuar asnjëherë, as kur nuk po luaja. Kovaçeviç më ka besuar që në ditën e parë këtu.

Jam shumë i gëzuar, më në fund gjithçka po shpërblehet. Që kur erdha te Dinamo, unë jam stërvitur në maksimum, kam besuar te vetja ime dhe nuk jam ankuar asnjëherë. Unë thjesht po prisja shansin tim, besoj se tani ka ardhur momenti im”, tha anësori i sulmit, i cili regjistron 2 gola dhe 2 asiste në tre ndeshjet e fundit që ka luajtur me Dinamon e Zagrebit.

arbër hoxha sulmuesi kuqezi ndeshja me serbinë

Lini një Përgjigje