TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2025, 18:54

“Gati të spostojmë ndeshjet e Botërorit”, zv-presidenti i FIFA-s ‘kërcënon’ Trump: Sfidat e Kupës së Botës nuk do të shtyhen

Shkruar nga Pamfleti

“Gati të spostojmë ndeshjet e Botërorit”,

Çdo vendim për të zhvendosur ndeshjet nga qytetet e Kupës së Botës duhet të merret nga FIFA, jo nga Donald Trump”, u shpreh zëvendëspresident i FIFA-s.

Viktor Montaljani, i cili është gjithashtu president i CONCACAF, Konfederatës që mbulon Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibet, foli pasi presidenti amerikan tha këtë javë se do të zhvendoste ndeshjet jashtë qyteteve nëse mendonte se ato mund të ishin "të rrezikshme për Kupën e Botës". Ai tha se San Francisco dhe Seattle "drejtoheshin nga të çmendur të së majtës radikale që nuk dinë çfarë bëjnë".

"Është turneu i FIFA-s, juridiksioni i FIFA-s, FIFA merr këto vendime", tha kanadezi para një audience në “The Summit”, pjesë e Javës së Udhëheqësve në Londër. "Me gjithë respektin e duhur për udhëheqësit aktualë botërorë, futbolli është më i madh se ata dhe futbolli do t'i mbijetojë regjimit të tyre, qeverisë së tyre dhe sloganeve të tyre."

Montaljani, vendi i të cilit po bashkëorganizon turneun me SHBA-në dhe Meksikën, është dashur shpesh të angazhohet në çështje diplomatike që nga fillimi i administratës së dytë të Trump. Lidhur me temën e përfshirjes së vazhdueshme të Izraelit në futbollin ndërkombëtar, e cila ka qenë objekt i shumë debateve javën e kaluar, Montaljani tha se ishte përgjegjësi e UEFA-s të merrte një vendim.

"Unë respektoj vendimin e UEFA-s. Është anëtar i tyre, ata duhet ta trajtojnë atë dhe unë respektoj jo vetëm procesin e duhur, por çdo vendim që ata marrin. FIFA-s i kërkohet të trajtojë shumë gjëra nga shumë organizata, por para së gjithash është një anëtar i UEFA-s".

Lidhur me temën e diskutueshme të garave të FIFA-s, Montaljani tha se ishte në favor të një Kupe Bote për Klube më të mëdha, por kundër një Kupe Bote me 64 ekipe për përvjetorin e 100-të në vitin 2030./"The Guardian", përshtati në shqip, "Pamfleti"

viktor montaljani zv-presidenti i fifa-s donald trump

Lini një Përgjigje