TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2025, 18:03

U dëmtua në ndeshjen ndaj Parmës, Ardian Ismajli humbet sfidën vendimtare me Serbinë; Silvinjo sytë tek alternativat e tjera

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua në ndeshjen ndaj Parmës, Ardian Ismajli humbet

Lajm i keq për Shqipërinë në prag të ndeshjes kualifikuese të botërorit ndaj Serbisë. Me gjasë, në këtë takim do të mungojë mbrojtësi Ardian Ismajli.

Problemet që lojtari i Torinos shfaqi në ndeshjen ndaj Parmës kanë rezultuar më serioze nga ajo çfarë pritej. Sipas mediave italiane, Ismajli do të qendrojë jashtë fushe për një muaj.

Dje vonë pasdite, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare iu nënshtrua testeve për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit

Në këto kushte, për sfidën e 11 tetorit, trajneri Silvinjo duhet të gjejë një alternativë tjetër. Kujtojmë që në dyshim për Serbinë janë edhe disa futbollistë të tjerë të kombëtares.

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje