TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2025, 20:08

“Do të japim maksimumin”, Julian Shehu flet para sfidës vendimtare: Ndaj Serbisë është ndeshje direkte

Shkruar nga Pamfleti

“Do të japim maksimumin”, Julian Shehu flet para sfidës

Mesfushori i Kombëtares, Julian Shehu po përjeton formë të mirë tek ekipi polak i Uidzju Lodz, duke kontribuar me gola dhe asist. Ai ka folur për emisionin “Studio Sportive” në “Vizion Plus” nën moderimin e Vilma Mashës:

Jam i kënaqur me formën që po kaloj, shpresoj të vazhdoj kështu. Uroj të mos kem dëmtime dhe të mundohem ta ndihmoj ekipin sa më shumë të mundem. Për momentin nuk jemi aty ku duhet me ekipin.

Shpresoj që gjërat të rregullohen disi dhe unë të vazhdoj me performancat e mira. Janë dy pozicione të ndryshme mes Kombëtares dhe klubit aktual. Në varësi të trajnerëve edhe taktikat janë të ndryshme. Këtu tek ekipi polak, trajneri më kërkon të luaj në një pozicion pak më të avancuar.

Kurse të Shqipëria luaj pak më i tërhequr. Sigurisht që ne duhet të respektojmë taktikat dhe detyrat që na jep trajneri. Diferencat mes kampionatit polak dhe atij shqiptar është itensiteti, stërvitja, ashtu edhe cilësia është më e lartë. E ndjek Superioren me aq sa mundem.

Përsa i takon ndeshjes me Serbinë, ne jemi profesionistë. Ne duhet të bëjmë më të mirën në fushë. Te japim maksimumin tonë. Natyrisht kjo është ndeshje me presion dhe trysni pak më të lartë.

Duhet të dimë ta kthejmë këtë në favorin tonë për të bërë më të mirën në fushë. Nuk di të them nëse na favorizon ose jo zhvendosja e ndeshjes nga Beogradi në Leskovc. Ndaj Serbisë është ndeshje direkte, do bëjmë maksimumin”.

julian shehu mesfushori i kombëtares

Lini një Përgjigje