TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2025, 21:38

Silvinjo i “tronditur” para ndeshjes me Serbinë, sulmuesit e kombëtares totalisht jashtë forme

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo i “tronditur” para ndeshjes me Serbinë, sulmuesit e

Na ndajnë më pak se dy javë nga ndeshja decizive e Shqipërisë përballë Serbisë në Leskovc. Në ditët në vijim pritet publikimi i listës nga trajneri Silvinjo, me shumë gjasa Armando Broja, Mirlind Daku dhe Rei Manaj do të jenë në kontigjent me detyrën kryesore, golin ndaj serbëve.

Por në ditët e fundit të 3 sulmuesit po përjetojnë formë jashtëzakonisht të dobët. Broja u fut vetëm në minutën e 80 ndaj Mançester Sitit, por asgjë, i vlerësuar nga “SofaScore” me notën 6.5, shkruan "Newsport".

Daku ishte thuajse inekzistent kundër Zenitit në Kupë, 0 gola, 0 asiste dhe jo vendimtar për ekipin e tij. Dje zbriti në fushë edhe Rei Manaj me skuadrën e Al-Sharjah në Champions League Elitë të Azisë. Sulmuesi lushjnar ishte lojtari më i dobët në fushë me notën 5.9 sipas “SofaScore”.  

sulmuesit kuqezi silvinjo

Lini një Përgjigje