
Duel emocionues u zhvillua në Finlandë, mes HJK Helsinkit dhe skuadrës shqiptare të Deçiçit të Tuzit. Vendasit triumfuan me rezultatin 1-0 në shtëpi, gjithsesi shqiptarët që u shpallën kampion në Malin e Zi, u larguan me kokën lartë nga kjo transfertë, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit.
Goli i Eruin në minutën e 49, ishte ai që vendosi sfidën, ndërkohë që Deçiç, regjistroi plot 5 gjuajtje në kuadrat, por pa mundur të gjente rrjetën.
Gjithsesi ekipi shqiptar nga qyteza e Tuzit, do të tentojë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit, për të synuar kualifikimin në fazën “Play Off”, të Ligës së Konferencës.
Lini një Përgjigje