TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Gusht 2024, 19:26

Një supergol vendos ndeshjen, Drita e trajnerit Zekerija Ramadani lë të hapur kualifikimin në Ligën e Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një supergol vendos ndeshjen, Drita e trajnerit Zekerija Ramadani lë

Drita e Gjilanit u mposht pasditen e sotme me rezultatin minimal 1-0 ndaj letonezëve të Auda, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit që do të vendoset pas 1 jave në Kosovë.

Skuadra e trajnerit Zekerija Ramadani, bëri një paraqitje dinjitoze në përballjen e sotme, por pa mundur të gjente rrjetën.

Një gol i evitueshëm i minutës së 8, i realizuar nga goditja e dënimit nga mbrojtësi Tavares i shkaktoi humbjen skuadrës kosovare, që do të tentojë përmbysjen në duelin e kthimit.

drita auda liga e konferencës

Lini një Përgjigje