
Edhe pse u mposht në çerekfinale nga rivali indian, mundësi që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Zelimkhan Abakarov shpresonte për një “ripeshkim” të mundshëm, nëse rivali Aman Sehravat (indiani) do të kualifikohej në finale.
Por ky skenar nuk ndodhi, pasi mundësi indian u mposht në gjysmëfinale 10-0 nga favoriti Rei Higuchi nga Japonia.
Shuhen kështu shpresat e Shqipërisë për një medalje të bronztë nga Abakarov dhe tashmë pritshmëritë janë te dy mundësit e mbetur në konkurrim.
Për pasojë, mundësi shqiptar ka mbyllur garën e tij në Olimpiadë me një fitore dhe një humbje. Në raundin e parë, Abakarov fitoi me përmbysje 7-6 ndaj Diamantino Luna Fafe, ndërsa në çerekfinale u mund 12-0 nga rivali indian.
Në garë për ngjyrat kuqezi në këtë Olimpiadë janë edhe dy mundësit e tjerë: Islam Dudaev dhe Charmen Valiev.
Lini një Përgjigje