
Maroku ka fituar medaljen e bronztë në futbollin e meshkujve, pasi i ka shkaktuar rivalëve afrikanë të Egjiptit një humbje të thellë 6-0 në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Pasi kryesoi 2-0 në pjesën e parë, Maroku shënoi edhe katër gola të tjerë në pjesën e dytë për t’u larguar me një fitore 6-0.
Fillimisht, Maroku kaloi në epërsi me golin e Ezzalzoulit që shënoi në minutën e 23. Tre minuta më vonë, Rahimi realizoi për 2-0, ndërsa Ezzalzouli ishte në rolin e asistuesit.
Në pjesën e dytë, Rahimi realizoi golin e dytë personal dh të tretin për Marokun në minutën e 64. Për 5-0 u përkujdes Nakach, duke bërë me dije se medalja e bronztë do të shkonte për Marokun.
Por, fitoren e marokenëve e vulosi Achraf Hakimi, që realizoi nga mbi 30 metra nga gjuajtja e lirë për 6-0, duke rrëmbyer kështu medaljen e parë në histori në futboll.
Lini një Përgjigje