TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2026, 21:54

Odise Roshi nuk e ka harruar nuhatjen para portës, ish-sulmuesi i Shqipërisë shënon golin e radhës në Turqi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Odise Roshi nuk e ka harruar nuhatjen para portës, ish-sulmuesi i

Odise Roshi vijon të japë kontribut të rëndësishëm në futbollin turk, ku aktivizohet me Keçiorengyçy në kategorinë e dytë. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte protagonist edhe në ndeshjen e radhës, duke lënë shenjën e tij në barazimin 2-2 ndaj Amedspor.

Takimi, i zhvilluar përballë një kundërshtari që konsiderohet ndër pretendentët për ngjitje në Superligë, u vendos në minutat e fundit. Në minutën e 78-të, pas një goditjeje nga këndi, Roshi u tregua i vëmendshëm në shtyllën e dytë, duke ndjekur aksionin dhe dërguar topin në rrjetë. Goli i tij i siguroi të paktën një pikë skuadrës së Keçiorengyçy.

Ky ishte goli i pestë sezonal për Roshin, i cili deri më tani ka kontribuar edhe me katër asistime në kampionat, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në repartin ofensiv të ekipit turk.

odise roshi sulmuesi shqiptar keçiorengyçy

Lini një Përgjigje