TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2023, 21:23

Nuk është Zlatan, Ibrahimoviçi shqiptar në Serinë A, vjen firma me skuadrën ku luajnë dy futbollistët kuqezinj

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është Zlatan, Ibrahimoviçi shqiptar në Serinë A,

Frozinone në Serinë A ka shtuar radhët e tij me një tjetër futbollist shqiptar. Klubi, në radhët e të cilit gjenden edhe sulmuesi Marvin Çuni si dhe mbrojtësi Serxhio Kalaj, ka nënshkruar kontratë me mesfushorin ofensiv 18-vjeçar, Arijon Ibrahimoviç.

Ky i fundit kishte spikatur në radhët e Bajernit të Mynihut duke debutuar edhe me skuadrën e parë. Por ka zgjedhur që të kalojë fillimisht në huazim në Serinë A, ku do të ketë më shumë hapësira aktivizimi.

Frozinone bëri të ditur se kishte huazuar Ibrahimoviçin për një sezon nga radhët e bavarezëve, me një opsion blerjeje përfundimtare të kartonit të tij nëse paraqitjet e futbollistit me orgjinë shqiptare do të bindnin klubin e Serisë A.

arijon ibrahimoviç sulmuesi shqiptar frosinone

Lini një Përgjigje