TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2023, 19:39

Nga furra e bukës te kampionët e Anglisë, historia unike e 60 milionëshit të Mançester Sitit

Shkruar nga Pamfleti

Nga furra e bukës te kampionët e Anglisë, historia unike e 60

Të thuash që Mateus Nunjez ka pasur një rritje të shpejtë në botën e futbollit do të ishte një eufemizëm.

Pas një kohe të shkurtër me Ullverhempton, Nunjes është transferuar te Mançester Siti për 53 milionë stërlina (rreth 61 milionë euro), në një lëvizje që do të forcojë skuadrën e Pep Guardiolës, teksa kërkojnë të mbrojnë titullin e tyre për herë të tretë.

Është e lehtë të argumentohet se karriera e 25-vjeçarit me siguri nuk mund të kishte shkuar më e mirë se kaq për disa arsye.

Së pari, ai i bashkohet një klubi që ka cilësi në çdo repart.

Së dyti, Nunjes është tani pjesë e një skuadre që dominoi futbollin në të gjitha frontet sezonin e kaluar pasi fitoi Tripletln e famshme që përfshinte Premier Ligën, Champions League dhe FA Cup.

A do ta kishte menduar ndonjëherë Nunjes se do të ishte te Mançester Siti? Nëse do t’ia bënit këtë pyetje katër vite më parë, përgjigjja e tij ka të ngjarë të ishte “JO”.

Siç ka shkruar “Sunsport”, katër vite më parë, mesfushori po u dhuronte buzëqeshje banorëve pranë Lisbonës përmes një furre buke ku ai punonte.

Më herët, Nunjes jetonte në Brazil në fëmijërinë e tij, por iu desh të transferohej në Portugali me nënën dhe njerkun e tij kur ishte 13-vjeç.

Veçanërish, ai u rrit në Favela Campo Grande, ku admiroi shumë legjendën braziliane Ronaldinjo.

Meqenëse babai i tij biologjik nuk ishte pjesë e jetës së tij, ai duhej të rritej nga nëna e tij Katia, e cila bëri çmos për t’i dhënë një jetesë të denjë.

Ai tha për gazetën portugeze Record:

Ndonjëherë nuk kishim asgjë për të ngrënë… edhe pse nëna ime nuk pushoi së punuari. Ajo është një luftëtare që më ka rrënjosur dashurinë për futbollin. Me të kam marrë prekjet e mia të para. Nëse nuk do të kishim topin, unë dhe vëllai im luanim me çorape”.

Në lidhje me furrën e bukës, Nunjes zbuloi se ai punoi atje për disa muaj pasi ishte një biznes familjar.

Shkoja në mëngjes dhe ndeshjet ishin pasdite. Qendroja për pesë, ndonjëherë gjashtë orë në këmbë dhe të stërvitesha më pas nuk ishte e lehtë”.

Nunjes punoi në një furrë buke, ndërsa zotëronte artin e tij të futbollit në të njëjtën kohë, dhe përfundimisht iu bashkua Eriçeirenses, një klub në ligat më të ulëta të Portugalisë.

Ai shpejt u dallua nga vëzhguesit dhe përfundimisht u mor nga Estoril, që e vendosi atë me ekipin U-23. Në vitin 2019 u transferuar te Sportingu dhe më pas tek Ullverhemptoni. Tani do të jetë pjesë e mesfushës më të mirë në Europë dhe Angli.

mateus nunjez mançester siti

Lini një Përgjigje