TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2023, 21:01

Behiratçe bën “vetëvrasje” dhe i heq Dinamos mundësinë e artë, Skënderbeu merr fitoren e dytë radhazi falë autogolit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Behiratçe bën “vetëvrasje” dhe i heq Dinamos

Pas fitores së vuajtur një javë më parë kundër Egnatias, Skënderbeu ka triumfuar me rezultatin miniamal 1-0 përballë Dinamo Sitit, duke marrë fitoren e dytë radhazi në po kaq ndeshje të zhvilluara në Abissnet Superiore.

Korçarët iu falën një autogoli në minutën e 48 për të marrë 3 pikët. Pas një aksioni në krahun e djathtë të sulmit të Rashicës, pasimi në qendër të tij u devijua në rrjetë nga Behiratçe.


2 minuta më vonë, Zabërgja pati mundësinë ideale për të barazuar rezultatin me një aksion në krahun e djathtë, por gjuajtja e tij nuk gjeti portën në shtyllën e dytë.


Në minutën e 63, Rexhepi gaboi në largimin e topit, teksa ia dorëzoi Nikajt. Ky i fundit tentoi nga mesfusha të shënonte një supergol, por ishte portieri, i cili u kthye me vështirësi dhe largoi topin para se të kalonte vijën fatale.


Në minutën e 75, Zabërgja shpërdoroi një tjetër mundësi të artë për të shënuar, teksa i vetëm para portierit Alia goditi këtë të fundit duke mos dërguar topin në rrjetë.


Me këtë fitore, Skënderbeu merr vendin e parë me 6 pikë të plota në dy ndeshje, ndërsa Dinamo Siti mban vendin e fundit me 0 pikë.

dinamo siti skënderbeu abissnet superiore

Lini një Përgjigje