
Njukasëll-Notingam Forest, ndeshja e vlefshme për javën e 26 në Premier Ligë, e luajtur në ”St. James’ Park”, dhuroi spektakël dhe plot 7 gola të shënuar.
Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 6 me Hudson-Odoi, por vendasit përmbysën gjithçka brenda 10 minutave, duke shënuar 4 gola me Mili në minutën e 23, Mërfi në minutën e 25 dhe dy gola të Isak në minutat 33 dhe 34. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 4-1 për “Qymyrxhinjtë”.
Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Nunjo Espirito Santo, ngushtoi shifrat duke shënuar dy gola, me Milenkoviç në minutën e 63 dhe Jates në minutën e 90.
Nëse gara për titull mund të quhet e mbyllur, gara e vërtetë do të jetë për zonën Champions, ku janë të paktën 6 ekipe në garë për dy bileta.
Lini një Përgjigje