TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2025, 16:21

Anësori realizon autogol në Turqi, ditë për t’u harruar për sulmuesin që është në diskutim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anësori realizon autogol në Turqi, ditë për t’u

Arda Kurtulan pati një ditë për t’u harruar sot. Lojtari që ishte pjesë e Shpresave dhe kërkohet nga Maqedonia e Veriut, shënoi autogol në Superligën turke. 
 
Kurtulan i dha golin e parë Alanjaspor, që po humbiste 0-2 ndaj Adana Demirspor. Më pas ishte Florent Hadërgjonaj, që solli barazimin. 


Goli i përmbysjes së madhe erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Kështu i gjithë avantazhi i dy golave nga skuadra e Kurtulan në pjesën e parë, humbi vlerën në 45 minutat e dyta. 


 
 

arda kurtulan ish-futbollisti i shpresave kuqezi

Lini një Përgjigje