
Inter Majemi e ka nisur sezonin e ri të MLS me një barazim 2-2 ndaj Nju Jork Siti. Protagonist ishte Lionel Mesi, i cili dhuroi dy asiste për ekipin amerikan.
Në minutën e pestë, një kombinim mjaft i bukur i Albës me Mesin, me “pleshtin” që më pas shërbeu mjaft mirë për Aviles, që dërgoi topin në rrjetë.
Të besuarit e Havier Maskeranos pësuan dy gola, përkatësisht në minutat 26 dhe 55, nga Ileniç dhe Martinez.
Në minutën e 100, Mesi lëvizi bukur dhe me një top maestral nxorri para porte Segovian, për të sigluar shifrat përfundimtare në 2-2.
Me këto dy asiste që dha mbrëmë në MLS, Mesi tashmë shkon në kuotën e 381 asisteve në karrierë, një shifër e jashtëzakonshme dhe unike, si asnjë futbollist tjetër në histori.
Lini një Përgjigje