
Sulmesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi mund të largohet në verë nga Beshiktashi. Gazeta e njohur turke “Fanatik” shkruan se paraqitjet e sulmuesit të krahut kanë qenë nën pritshmëritë e klubit nga Stambolli.
Ernest Muçi u afrua te Beshiktashi para 1 viti nga Legia për 10 milionë Euro, një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e ekipit turk. Pikërisht kjo është edhe shuma që kërkohet për ta lënë të lirë edhe pse është nën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027.
Ernest Muçi deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 45 ndeshje ku është aktivizuar. Më herët, sipas mediave turke interes për Muçin ka shfaqur Aton Vila në Premier Ligë.
Lini një Përgjigje