TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2025, 17:27

Luka Modriç nuk pyet për moshën, realizon gol spektakolar ndaj Xhironës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Luka Modriç nuk pyet për moshën, realizon gol spektakolar ndaj

Reali i Madridit e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë në “Santiago Bernabeu” ndaj Xhironës, ndeshje e vlefshme për javën e 25 në La Liga. 

Golin për madrilenët e shënoi veterani Luka Modriç në minutën e 41, në fakt nuk ishte një gol i zakonshëm, por një gol spektakolar nga ana e mesfushorit kroat. 

Edhe pse mosha kalon për të, klasi nuk i ka humbur dhe kroati e tregon më së miri këtë gjë duke shënuar këtë gol spektakolar. Realit i duhet me patjetër fitorja sot, për të ruajtur kreun bashkë me Barcelonën. 

 

luka modriç sulmuesi kroat real madrid

Lini një Përgjigje