
Fiorentina nuk po kalon një moment të mirë në periudhën e fundit dhe situata është përkeqësuar sot me dëmtimin e pazakontë të sulmuesit të saj kryesor, Moise Ken, në ndeshjen ndaj Veronës në kampionat.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, në një përplasje loje, ai mori një goditje me gju nga një kundërshtar në kokë, që i shkaktoi hemorragji dhe detyroi që lojtari të dilte jashtë për të marrë mjekim.
Sulmuesi provoi të kthehej në ndeshje, por pastaj i sinjalizoi shokët e skuadrës dhe u rrëzua në tokë, duke krijuar jo pak panik mes futbollistëve të pranishëm dhe në tribuna. Duke parë se ai kishte probleme, Ken u vendos në barrelë dhe i vendosën edhe bllokues në qafë, teksa la fushën e lojës mes duartrokitjeve të të gjithë stadiumit
Ken është golashënuesi i dytë më i mirë në Serinë A me 15 gola në këtë sezon, duke ndjekur Reteguin e Atalantës, i cili ka shënuar 20 gola deri tani.
Lini një Përgjigje