TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 21:58

Një tjetër gol “kuqezi”, lojtari shqiptar realizon sërish në kampionat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër gol “kuqezi”, lojtari shqiptar realizon

Ditën e sotme përveç Arbnor Mujës, një tjetër lojtar shqiptar ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Është Indrit Tuci që ka realizuar në Kroaci.

Në sfidën që Osijek po zhvillon me Lokomotivën e Zagrebit, 23-vjeçari arriti ta bënte sefte në minutën e 11 të takimit. Tuci i dha avantazhin skuadrës së tij në ndeshjen në transfertë me një gol spektakolar.

Festa për të dhe për Lokomotivën është e gjitha legjitime, teksa stadiumi brohoriti për këtë gol të lojtarit shqiptar. Kujtojmë se në këtë sezon në 13 ndeshje, Tuci ka arritur të shënojë 5 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste, duke qenë kështu protagonist absolut me skuadrën kroate.

indrit tuci futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje