
PSG-ja nuk e ka ndërmend të lëshojë pe në Ligën 1, teksa pasditen e kësaj të shtune ka marrë një tjetër triumf me peshë. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrike mundi 0-3 Reims, në “Stade Auguste-Delaune”.
Ylli i takimit ishte padyshim Kilian Mbappe. Sulmuesi me pasaportë franceze realizoi 3 gola, duke treguar se mbetet një nga më të mirët në qarkullim. Goli i parë erdhi që në minutën e 3 pas një asisti të Dembele, ndërsa kompletoi tripletën me dy gola në pjesën e dytë.
Kampionët e Francës kryesojnë me 27 pikë dhe në ndeshjen e radhës presin ekipin nga Principata, Monaco. Kjo humbje nuk zbeh aspak shkëlqimin e Reims, që gjithsesi është në katër vendet e para të kampionatit.
Lini një Përgjigje