TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 20:28

Arresti kardiak i mori jetën në fushën e lojës, postimi emocionues i Egnatias për Duamenën: Kapiteni u largua si hero, do jemi pranë familjes

Shkruar nga Pamfleti

Arresti kardiak i mori jetën në fushën e lojës, postimi

Arresti kardiak i mori jetën sulmuesit të Egnatias, Rafael Duamena, gjatë ndeshjes së kampionatit me Partizanin. Kapiteni i ekipit rrogozhinas luante sezonin e tij të dytë në Shqipëri, pas eksperiencave te Zyrihu, Levante dhe Zaragoza. Klubi ku ai u aktivizua së fundmi, Egnatia, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë për solidarizimin.

“Klub Futboll Egnatia, minuta e 25 e ndeshjes me Partizanin ishte një moment paniku për të gjithë ne, pasi kapiteni ynë, Raphael Dwamena u shemb në tokë duke na lënë të gjithve pa fjalë. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga stafet mjekësore në fushë dhe në Spitalin e Rrogozhines Dwamena nuk arriti të mbijetoj.

Kapiteni që luftonte në çdo betejë nuk arriti sot të mposhte atakun kardiak duke u larguar si hero nga kjo botë e pa drejt.

Klubi në emer të presidentit Agim Demrozi i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së kapitenit të ndier Raphael Dwamena dhe falënderon të gjithë opinionin sportiv për solidarizimin e dhënë” – Shkruan klubi nga Rrogozhina!

rafael duamena egnatia

Lini një Përgjigje