
Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të kapitenit të Egnatias, Rafael Duamena, pas kolapsit që pësoi në ndeshjen e sotme në Rrogozhinë.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Begaj u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, klubit Egnatia dhe tifozëve rrogozhinas.
“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.
Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje