TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 17:51

Bajerni triumfon me “poker” dhe merr kreun e klasifikimit, Herri Kejn historik, Dortmundi bie keq në Shtutgart

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni triumfon me “poker” dhe merr kreun e klasifikimit, Herri

Bajerni i Mynihut ka marrë kreun e klasifikimit në Bundesligë, pas suksesit 4-2 ndaj Heidenheimit. Kampionët e Gjermanisë shtruan rrugën drejt fitores që në pjesën e parë me dopietën e Kane, për t’i patur gjërat më të thjeshta në pjesën e dytë. Anglezi është bërë lojtari i parë në historinë e Bundesligës që ka shënuar 17 gola në 11 javët e para të një sezoni të kampionatit gjerman.

Mysafirët, pas shumë iniciativash e përpjekjesh, vendosën ekuilibrat. Ishte Tim Kleindienst që ndezi shpresat e skuadrës modeste, ndërsa Beste në minutën e 70 bëri që gjithçka të niste edhe një herë nga e para. Gjithsesi, nuk pati histori për t’u shkruar për këtë ndeshje, pasi Guerreiro dhe Çupo-Moting i dhuruan 3 pikë skuadrës së Tuhel që tashmë ka 29 të tilla në total.

Dortmundi bie në “MHPArena”, duke u mundur 2-1 nga Shtutgarti venda. Fulkurg realizoi i pari në favor të verdhezinjve, ndërsa përmbysja erdhi falë Undav dhe Girasi. Me këtë rezultat, ekipi i Terziç, largohet nga vendet e para dhe e sheh veten në vendin e katërt. Shtutgarti po bën mirë në këtë fillim kampionati dhe renditet në vendin e tretë.

 

bajerni i mynihut borusia e dortmundit bundesliga

Lini një Përgjigje