TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 16:16

Ndarja tragjike nga jeta e Duamenës, reagon Duka: Lojtar i fortë dhe me shpirt gare, ngushëllime familjes dhe Egnatias!

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja tragjike nga jeta e Duamenës, reagon Duka: Lojtar i fortë dhe

Ditën e sotme sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena, ndërroi jetë gjatë ndeshjes së javës së 13 të Abissnet Superiore me Partizanin. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllimet për familjen. Në postimin e bërë, kreu i futbollit shqiptar e cilëson Dwamenan si lojtar të fortë dhe me mjaft disiplinë.

Statusi i Armand Dukës në Instagram: 

Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.

Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.

Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

armand duka presidenti i fshf rafael duamena egnatia

Lini një Përgjigje