TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 15:20

Policia reagon zyrtarisht për vdekjen e lojtarit të Egnatias: Kemi ngritur grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti
Policia reagon zyrtarisht për vdekjen e lojtarit të Egnatias: Kemi
Rafael Duamena

Policia ka reaguar mbi ngjarjen tragjike në Rrogozhinë, ku lojtari i Egnatias ka ndërruar jetë. Sipas uniformave blu, është ngritur një grup pune për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Dyshimet e para janë probleme me zemrën, pasi lojtari ganez ka pasur shqetësime kardiake më herët.

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes”, thekson policia.

 

Lini një Përgjigje