TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2023, 21:30

Nga alarmi për sulme me raketa te mbërritja në Kosovë, Izraeli mbërrin në aeroportin e Prishtinës nën masa të rrepta sigurie

Shkruar nga Pamfleti

Nga alarmi për sulme me raketa te mbërritja në Kosovë,

Izraeli ka mbërritur në Kosovë të premten, ndërsa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit të dielën zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, “EURO 20242.

Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qendron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në X – që më herët njihej si Twitter – një video ku dukeshin lojtarët gjatë rrugëtimit të tyre drejt aeroportit në Izrael, të cilët u detyruan të strehoheshin, pasi një raketë u hodh në afërsi.

Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt “EURO 2024”, shkroi federata.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi – që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte parashikuar të luhej më 15 tetor.

Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje më pak. Kombëtarja izraelite asnjëherë nuk është kualifikuar në Kampionatin Evropian që kur iu bashkua UEFA-s më 1994. Por, tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentativë që të kualifikohet në Gjermani.

Nga alarmi për sulme me raketa te mbërritja në Kosovë,

kombëtarja e izraelit kombëtarja e kosovës

Lini një Përgjigje