TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2023, 19:37

“Zgjodhi të luajë me Xhakën dhe Shaqirin, jo me yjet tanë”, mediat serbe ‘kryqëzojnë’ lojtarin që do të veshë fanelën e Zvicrës

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjodhi të luajë me Xhakën dhe Shaqirin, jo me yjet

Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Murat Jakin ka publikuar listën e 24 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet që ekipi i tij do të luajë përballë Kosovës, Izraelit dhe Rumanisë.

Në këtë listë përveç 3 futbollistëve shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, një prurje e re është bërë pjesë e ekipit. Serbi, Filip Urginiç është lojtari më i ri i Zvicrës. Futbollisti refuzoi ftesën e kombëtares serbe dhe zgjodhi që të luante në një ekip me Shaqirin dhe Xhakën, të cilët kanë qenë protagonistë në ndeshjet e fundit përballë Serbisë.

Kjo zgjedhje e lojtarit me origjinë serbe ka çmendur mediat e shtetit ballkanas. Mediat në Serbi shkruajnë:

Kështu Filip Urginiç zgjodhi të luajë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në vend që të jetë në kombëtaren ku yjet janë Dushan Vlahoviç, Aleksandër Mitroviç, Dushan Tadiç, Lazar Samarxhiç. Filip Urginiç do të ketë mundësi të debutojë më Zvicrën kundër Izraelit më 15 nëntor dhe tre ditë më vonë kundër të ashtuquajturës Republika e Kosovës”.

“Zgjodhi të luajë me Xhakën dhe Shaqirin, jo me yjet

filip urguniç granit xhaka xherdan shaqiri kombëtarja e zvicrës

Lini një Përgjigje