
Futbollistët e Kombëtares së Izraelit janë detyruar të dalin nga autobusi në autostradë pas një alarmi që morën nga autoritet për një sulm të mundshëm.
Rrugës për në aeroportin e Tel Avivit ata kanë marrë një alarm për sulm me bombë apo me raketa, duke u detyruar të dalin nga autobusi dhe të fshihen në një vend më të sigurt. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Izraelite e Futbollit, e cila në faqen zyrtare ka publikuar videon, ku shihen lojtarët dhe stafi duke ikur.
Kujtojmë që Izraeli do të luajë të dielën ndaj Kosovës në kuadër të eliminatoreve për “EURO 2024”, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45. Ata priten të mbërrijnë gjatë mbrëmjes në Prishtinë.
“Në Gaza nuk ka ushqim, energji elektrike, ujë dhe ilaçe, por duket se raketat dhe armët nuk kanë fund. Mëngjesin e sotëm ata kanë sulmuar zonën ku po kalonte autobusi i kombëtares. Ishte ‘thjesht’ një frikë, sepse Iron Dome arriti të shkatërronte raketën. Po sikur Izraeli të mos kishte sistem mbrojtës? A do të mbetej dikush në atë vend?”- pyet Tania Vítor.
"Lojtarët dhe stafi teknik i kombëtares së Izraelit duhej të largoheshin me shpejtësi nga autobusi me të cilin po udhëtonin dhe u ndalën në anë të rrugës, siç tregoi mbrojtësi izraelit Eli Dasa. Në të njëjtën kohë, ai filmonte sistemin e mbrojtjes kundërajrore duke shkatërruar disa raketa në ajri. “Rrugës për në aeroport, ky është realiteti ynë”,- ka shkruar lojtari i Dynamo Moskës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje