
Berat Gjimshiti bën sulmuesin. Mbrojtësi i Shqipërisë shënoi gol për Atalantën në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Shturm Gracit, që po luhet në Bergamo. Kjo përballje ishte e 200 për mbrojtësin shqiptar me fanelën e Atalantës, i cili e festoi me gol.
Gjimshiti ka luajtur mbi 10 ndeshje këtë sezon, duke dhënë një kontribut të çmuar për grupin. Në edicionin e kaluar, 30 vjeçari, edhe pse nuk kishte statistika dhe aq të mira, sa herë i është dhënë mundësia, ka bërë ndryshimin. Trajneri i skuadrës, Gasperini e vlerëson në maksimum, duke preferuar atë më shumë sesa zgjedhjet e tjera.
Për lojtarin në fjalë, ky është sezoni i gjashtë me Atalantën, pas eksperiencave me Zyrihun dhe Avelino.
Lini një Përgjigje