TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2023, 22:17

“Nuk patëm fatin të luanim së bashku, të admiroj”, zbardhet biseda Mesi-Zidan: Një ndër më të mëdhenjtë e historisë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk patëm fatin të luanim së bashku, të

Lionel Mesi, fituesi i “Topit të Artë” për herë të 8 në histori ka folur mbi takimin që ka patur me Zinedin Zidan në Majami publikuar këtë të enjte nga Adidas. “Pleshti” u shpreh se e admiron shumë francezin dhe nga ana tjetër ish-futbollisti i Realit të Madridit shprehet se Leo është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori.

Të admiroj shumë, nuk patëm fatin të luanim së bashku, u përballëm pak me njëri-tjetrin. Unë gjithmonë e respektoj dhe admiroj atë që bëre dhe vazhduat të bënit. Ai ishte gjithmonë një lojtar ndryshe: elegant, i gjatë, magjik, kishte gjithçka. Më kujtohet goli kundër Leverkusenit, golat e Kupës së Botës…”, tha Mesi.

Për mua ai është një nga më të mëdhenjtë në histori, e kam admiruar gjithmonë, e kam ndjekur shumë në Madrid, kam vuajtur sepse isha nga Madridi”, tha Zidane.

lionel mesi sulmuesi argjentinas zinedin zidan

Lini një Përgjigje