TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2023, 23:09

Berat Gjimshiti kualifikon Atalantën, Marseja bën detyrën në Greqi,Uest Hemi nuk gabon në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti kualifikon Atalantën, Marseja bën detyrën në

Atalanta ka marrë një fitore të vyer në Ligën e Europës në grupin D, duke mundur 1-0 Shturm Graz. Pjesa e parë u dominua nga bergamaskët, por italianët nuk u treguan konkret. Një goditje në portë nuk mjaftoi për zikaltërit e vegjël, për të zhbllokuar sfidën në 45 minutat e para. Titullar në këtë takim ishte Berat Gjimshiti, i cili bëri një lojë të kënaqshme.

Ishte pikërisht kapiteni i kombëtares kuqezi që në fillimin e pjesës së dytë mposhti holandezin Kjell Sherpen me një goditje nga brenda zonës. Ky sukses çon Atalantën në kuotën e 10 pikëve.

Ndërkaq, në “London Stadium”, “çekanët” e Uest Hemit kanë mundur me rezultatin minimal, 1-0, “gjigantët” grek të Olimpiakosit, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 72 të saj, me “fantazistin” brazilian, Lukas Paketa, i cili mposhti portierin Pashalakis, me një goditje potente, duke u shkëputur në krye të grupit A, me 9 pikë.

Ndërkaq, në sfidat e tjera të mbrëmjes, spanjollët e Real Betis mundën qipriotët e Aris Limassol, me rezultatin e thellë, 4-1. “Shqiponjat” gjermane të Frajburgut fituan me rezultatin e thellë, 5-0, ndaj serbëve të TSC, Molde mposhti Haken me rezultatin 1-3, Renxhërs triumfoi me rezultatin, 2-1, ndërsa Sportingu i Lisbonës fitoi ndaj polakëve të Rakou, me rezultatin, 2-1.

 

atalanta uest hem sportingu i lisbonës liga e europës

Lini një Përgjigje