TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2023, 16:16

Përfundon ankthi i futbollistit të Liverpulit, forcat speciale të policisë kolumbiane dorëzojnë babain e Luis Diaz te familjarët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon ankthi i futbollistit të Liverpulit, forcat speciale të

Luis Manuel Diaz, babai i sulmuesit kolumbian të Liverpulit, Luis Diaz, i cili u rrëmbye në Kolumbi më 28 tetor nga grupi gueril i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) në departamentin e La Guajira, në veri të vendit të Amerikës së Jugut, është liruar ditën e djeshme.

Dorëzimi i tij te familja u bë pas 12 ditësh në xhunglat e LaWarija, në Serrania del Perija. Operacioni u krye në mbështetjen e OKB-së, si garantues në negociatat e paqes me rebelët e ELN0-së që kryen rrëmbimin.

Pas eksperiencës së hidhur prej 12 ditësh, babai i lojtarit kolumbian është rikthyer në familje dhe momenti i shpëtimit të tij është bërë viral, pasi pamjet janë emocionuese. Mbrëmë Luis Diaz ishte në fushë duke luajtur për Liverpulin.

 

luis diaz sulmuesi i liverpulit

Lini një Përgjigje