TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2023, 17:27

Kosova publikon listën e lojtarëve për kualifikueset e “EURO 2024”, trajneri Gliha lë jashtë kapitenin Amir Rrahmani

Shkruar nga Pamfleti

Kosova publikon listën e lojtarëve për kualifikueset e

Përfaqësuesja e Kosovës luan në muajin nëntor jo dy, por tre ndeshje në kualifikueset e “EURO 2024”. “Dardanët” nisin ndeshjet e tyre kualifikuese që këtë të diel në Prishtinë, ku përballen me Izraelin për duelin e shtyrë të muajit të kaluar si pasojë e situatës së krijuar mes Izraelit dhe Palestinës.

Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë këtë të diel në orën 20:45 nën masa shumë të rrepta sigurie dhe trajneri Gliha ka nisur që sot grumbullimin e pazakontë, teksa ka bërë publike listën e futbollistëve që do të jenë të pranishëm për këto tre sfida.

Ajo që bie në sy është mungesa e kapitenit Amir Rrahmani, i cili do të qendrojë të luajë me Napolin ndeshjen ndaj Empolit në Serinë A dhe nuk do të ndihmojë përfaqësuesen e tij të paktën në këtë sfidë të radhës. Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, lista pa qendërmbrojtësin është për të tre ndeshjet, por nuk është aspak çudi që ai të ftohet në një kohë të dytë për duelet e tjera ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

 

kombëtarja e kosovës kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje