TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2023, 17:05

U la jashtë për dy ndeshjet vendimtare të “Gjermani 2024”, Enea Mihaj zbulon arsyen e mungesës në kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

U la jashtë për dy ndeshjet vendimtare të “Gjermani

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj nuk u përzgjodh nga trajneri Silvinjo për të qenë pjesë e grumbullimit për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Por Mihaj ka zbuluar arsyen e vërtetë përse nuk është përzgjedhur. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën të ditur se për shkak të një dëmtimi të lehtë nuk mund të jetë pjesë e Kombëtares.

Fatkeqësisht, për shkak të një dëmtimi të lehtë në ditët e fundit, nuk mund të bëhem pjesë e ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren kuqezi. Kjo më trishtoi, por unë e di që djemtë do të japin gjithçka për të arritur synimin tonë dhe të jemi në “EURO 2024″. Shumë fat djema”, shkruan mbrojtësi Mihaj.

U la jashtë për dy ndeshjet vendimtare të “Gjermani

enea mihaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje