TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2023, 18:54

Gati dokumentari mbi sekretet e Shumakerit/ 10-vite nga aksidenti tragjik, tifozët do të mësojnë detaje të reja për legjendën e Formula 1

Shkruar nga Pamfleti

Gati dokumentari mbi sekretet e Shumakerit/ 10-vite nga aksidenti tragjik,

Në dhjetor mbushen 10-vite nga aksidenti tragjik që pësoi legjenda e Formula 1, Majkëll Shumaker

Që prej asaj kohe, askush nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të 7 herë kampionit të botës, pasi familja e tij ka ruajtur një privatësi totale.

Megjithatë, duket se pas një dekade, tifozët e 7 herë kampionit të Formula 1 do të mësojnë detaje të reja mbi pilotin gjerman. Kjo pasi, Shumi do të jetë fokusi i një dokumentari të ri që pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Dokumentari i ri me pesë pjesë që do të transmetohet në Gjermani dhe pritet të ofrojë detaje të reja, dhjetë vite pasi u raportua se ai u zgjua nga koma e shkaktuar nga mjekësia. Televizioni gjerman “ARD” do të prodhojë serialin e ri, dy vite pas dokumentarit të “Netflix” për familjen e tyre ku protagoniste ishte gruaja e tij, Korinna.

Më herët, ish-shefi i Ferrarit, Zhan Todt ishte i fundit që ka dhënë informacione për legjendën e F1, teksa tha se vitin e kaluar kanë parë gara së bashku në TV.

Todt i tha gazetës italiane “Corriere della Sera” vitin e kaluar:

Le ta lëmë atë të qetë. Ne respektojmë dëshirat për privatësi të Korinës dhe fëmijëve të saj, megjithëse e dimë sigurisht që aksidenti pati pasoja. Por kushdo që thotë se di diçka, nuk di asgjë. Unë shkoj gjithmonë ta shoh atë. Ai dhe familja e tij janë familja ime.”

Timo Glok, një ish-pilot i F1, i cili ishte i afërt me Shumakerin ka folur gjithashtu për gjendjen e tij dhe tha se privatësia duhet të mbetet.

majkëll shumaker ish-piloti i formula 1

Lini një Përgjigje