
Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe dy finalet e fundit përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, më 17 dhe 20 nëntor. Vetëm 1 pikë u duhet kuqezinjve për të siguruar matematikisht ëndrrën për kualifikimin në “EURO 2024”.
Ashtu si 23 lojtarët e tjerë, edhe Mirlind Daku do të japë maksimumin e tij për të arritur objektivin e madh. Pas publikimit të listës nga FSHF-ja, sulmuesi i Rubin Kazan lëshon një mesazh nga Rusia, teksa bëhet gati për rikthimin në atdhe.
“Dy ndeshje, për misionin e ëmbël”, shkruan shkurt e pastër bomberi kuqezi, i cili po përgatit golin e radhës.
Lini një Përgjigje