TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 14:12

Ndërpritet ndeshja Egnatia dhe Partizani, futbollisti Duamena bie pa ndjenja në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Ndërpritet ndeshja Egnatia dhe Partizani, futbollisti Duamena bie

Në minutën e 25-të lojës, gjatë sfidës me Partizanin, sulmuesi i Egnatias Dwamena u rrëzua papritur në fushën e blertë pa ndjenja, duke sjellë frikë dhe ankth të lojtarët, stafet e dy ekipeve, por dhe të tifozëve.

Menjëherë, sulmuesi ka marrë ndihëm e mjekëve ndërsa në fushë u fut edhe ambulanca duke bërë që lojtari të transmetohet menjëherë drejtë spitalit për një kurim më të specializuar.

Fill pas këtij momenti ndeshja u ndërpre, pasi lojtarët dhe stafet e dy ekipeve kërkuan konfirmim për gjendjen shëndetësore të Dwamuena-s. Kujtojmë që sulmuesi ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën, duke bërë që të mos luante në kampionate të ndryshme në Evropë.

 

Lini një Përgjigje