TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 15:20

Ngjarja tragjike në Rrogozhinë, publikohen pamjet kur Duamena bie pa ndjenja në fushën e lojës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja tragjike në Rrogozhinë, publikohen pamjet kur Duamena bie pa

Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit është ndërprerë përfundimisht në minutën e 24. Kapiteni i rrogozhinasve, Rafael Duamena ra pa ndjenja në fushën e lojës, teksa futbollistët dhe stafet mjekësore vrapuan për të mësuar edhe gjendjen e lojtarit ganez. Fatkeqësisht sulmuesi nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë. Një tragjedi e rëndë për futbollin shqiptar.

Kjo nuk ishte hera e parë që sulmuesit ganez i ka ndodhur kjo gjë në fushën e lojës dhe mjekët i kishin thënë që të hiqte dorë nga futbolli, megjithatë 28-vjeçari i shpërfilli këshillat e tyre.

Pak vite më parë, ai ishte diagnostikuar me një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën në kampionatin spanjoll.

Mjekët e kishin këshilluar të braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më, por Duamena veproi kundër këshillave të tyre.

Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai konfirmoi se defibrilatori që iu implantua, ishte vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por, sulmuesi i shpërfilli kërkesat që të hiqte dorë nga loja në fushën e blertë, duke rezultuar në një fund tragjik për të.

 

rafael duamena futbollisti ganez egnatia

Lini një Përgjigje