TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 14:48

Tragjike në Rrogozhinë/ Ra pa ndjenja në fushë, ndërron jetë lojtari i Egnatias (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tragjike në Rrogozhinë/ Ra pa ndjenja në fushë, ndërron
Momenti tragjik

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Superligën shqiptare. Lojtari i Egnatias Rafael Duamena ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve kardiake.

Egnatia ishte duke luajtur me Partizanin dhe në minutën e 24 lojtari i ekipit rrogozhinas ra në tokë pa ndjenja. Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari dhe lojtari u dërgua me urgjencë në spital. Por atje ai nuk ja ka dalë dot dhe ka ndërruar jetë. Dyshimet janë se shkak i ngjarjes tragjike janë problemet kardiake.

Kjo nuk është hera e parë që Duamena shfaq probleme me zemrën, madje në 2019 është këshilluar të linte futbollin. Për shkak të një defribilatori të vendosur në zemrën e sulmuesit, mjekët e këshilluan që të linte sportin.

Tragjike në Rrogozhinë/ Ra pa ndjenja në fushë, ndërron

Pas rikthimit në fushë gjatë 2022 me BSC Old Boys në kategorinë e pestë zviceriane dhe tetë golave të shënuar, sulmuesi vendosi të kalonte në futbollin shqiptar. Firmosja u komentua gjatë, pasi dihej që ai kishte probleme kardiake.

Tragjike në Rrogozhinë/ Ra pa ndjenja në fushë, ndërron

Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai konfirmoi se defibrilatori që iu implantua, ishte vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por, sulmuesi i shpërfilli kërkesat që të hiqte dorë nga loja në fushën e blertë, duke rezultuar në një fund tragjik për të.

Duamena ka qenë pjesë e Zurich, Levante, Real Zaragoza dhe në 2019 ishte gati të nënshkruante me Brighton në Premier League por u ndal nga problemet në zemër.

 

Lini një Përgjigje