TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 17:07

Triumfues në Champions, por Milanin e ndal Ramadani në kampionat, VAR shpëton kuqezinjtë nga turpi

Shkruar nga Pamfleti

Triumfues në Champions, por Milanin e ndal Ramadani në kampionat, VAR

Milani nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Leçes në “Stadio Via del Mare”, në takimin e Serisë A. Kuqezinjtë vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, por nuk ishte e thënë që të dilnin me 3 pikë nga kjo transfertë. Zhiru zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28, ndërsa në minutën e 35, goli i Reijnders u duk si goli i qetësisë.

Vendasit ngushtuan shifrat në minutën e 66 me Sansone, ndërsa Banda pak minuta më pas dërgoi shifrat në 2-2. Fundi i ndeshjes ishte dramatik. Zhiru u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Në shtesë, djemtë e D’Aversa-s mbysën llogaritë me Pikolin, por goli u anulua për faull.

Titullar, në këtë takim, luajti edhe Ylber Ramadani, duke ndihmuar Leçen në arritjen e këtij rezultati pozitiv. Sa i takon klasifikimit, ekipi i Piolit renditet në vendin e 3, ndërsa Leçe renditet në mesin e tabelës.

milan leçe seria a

Lini një Përgjigje