TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 19:03

Arbnor Muja në formë të shkëlqyer, sulmuesi shqiptar dhuron “shou” para ndeshjeve të kombëtares (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arbnor Muja në formë të shkëlqyer, sulmuesi shqiptar dhuron

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Arbnor Muja ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të Antverpit në kampionatin belg.

Ai asistoi në golin e tretë si dhe shënoi golin e 4 të skuadrës në fitoren e thellë 6-0 ndaj Standardit të Liezhit.

Në minutën e 33, teksa shifrat ishin në 2-0, Muja dha asist për Ekelenkamp dhe ky i fundit arriti të dërgonte shifrat në 3-0.

Por në minutën e 41, Arbnori shënoi një gol të bukur brenda zonës duke shkundur rrjetën e portierit Henkinet.

Më pas ai la fushën në minutën e 69, pasi kishte dhënë gjithçka për skuadrën e tij.

erbnor muja sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje