TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2023, 20:50

“Zonja e Vjetër” komandon përkohësisht Serinë A, Juventusi mposht lehtësisht Kaljarin me dy mbrojtës

Shkruar nga Pamfleti

“Zonja e Vjetër” komandon përkohësisht Serinë A,

Juventusi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Kaljarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Serisë A.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat ishin në “gjumë” pasi e mbyllën pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka pasi u shënuan 3 gola. Në minutën e 60, Bremer shënoi golin e parë të sezonit me fanelën e Juventusit duke zhbllokuar edhe duelin. Pas 10 minutash Rugani dyfishoi shifrat. Por festa e vendasve nuk zgjati shumë pasi Dosena realizoi duke shkurtuar diferencën.

Pavarësisht tentativave për të shënuar sërish asnjëra prej skuadrave nuk ia doli. Me këtë fitore, Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Interi ndodhet në vendin e dytë me 28 pikë por me një ndeshje më pak. Zikaltërit presin nesër në mbrëmje Frozinonen.

juventus kaljari seria a

Lini një Përgjigje