TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 20:47

Një penallti shpëton Arsenalin, “topçinjtë” shmangin humbjen dhe vendosin kualifikimin në ‘Emirates’

Shkruar nga Pamfleti

Një penallti shpëton Arsenalin, “topçinjtë”

Ndeshja e parë mes Bajer Leverkusenit dhe Arsenalit, e vlefshme për fazën e 1/16-ve në Champions League, është mbyllur në barazim 1-1. Takimi u zhvillua në stadiumin “BayArena”, ku të dy skuadrat ndanë pikët pas një përballjeje të balancuar.

Rasti më i rrezikshëm i pjesës së parë u regjistrua në minutën e 19-të. Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martineli, goditi drejt portës, por topi u ndal nga shtylla, duke lënë rezultatin të pandryshuar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me shifrat 0-0.

Fraksioni i dytë nisi menjëherë me gol për vendasit. Në një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Alehandro Grimaldo, Robert Andrish u gjet i lirë në zonë dhe shënoi me kokë, duke kaluar Leverkusenin në avantazh.

Arsenali reagoi në minutat e fundit të kohës së rregullt. Londinezët fituan një penallti pas një ndërhyrjeje të Malik Tillman brenda zonës. Kai Haverc u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas këtij barazimi, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Kualifikimi për në fazën tjetër do të vendoset pas një jave në stadiumin “Emirates”, në Londër.

arsenal bajer leverkusen champions league

Lini një Përgjigje