TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 19:05

Bajerni “e paguan” me dëmtime fitoren tenistike, bavarezët presin Atalantën në ‘Allianz Stadium’ me 3 mungesa

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni “e paguan” me dëmtime fitoren tenistike, bavarezët

Bajerni i Mynihut regjistroi një fitore të thellë 6-1 ndaj Atalantës në “New Balance Stadium”, duke hedhur një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Skuadra bavareze dominoi plotësisht ndeshjen në Bergamo, duke dhuruar spektakël dhe duke dhënë një sinjal të fortë për rivalët.

Megjithatë, triumfi i ekipit të drejtuar nga Vinsent Kompani u shoqërua edhe me disa shqetësime në aspektin fizik të lojtarëve. Bajerni e mbylli sfidën me tre futbollistë të dëmtuar, çka mund të ndikojë në ndeshjet e ardhshme.

Shqetësimi më i madh lidhet me Alfonso Devis. Mbrojtësi i majtë kanadez, i cili sapo ishte rikthyer në fushë pas një dëmtimi muskulor, u detyrua të largohej nga loja mes lotësh pas shfaqjes së problemeve të reja fizike. Devis kishte munguar për një periudhë të gjatë, nga marsi deri në tetor të vitit 2025, për shkak të një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar.

Ndeshja nuk u mbyll plotësisht as për Jamal Musialan dhe portierin Jonas Urbig. Mesfushori gjerman u largua nga fusha duke çaluar në minutat e fundit, ndërsa Urbig u dërgua në spital pas një përplasjeje gjatë golit të shënuar nga Pasaliç për Atalantën. Dyshimet e para flasin për një tronditje cerebrale.

Këto probleme fizike shtohen edhe mbi mungesën e Manuel Nojer, i cili pritet të qendrojë jashtë fushave të lojës për disa javë për shkak të një dëmtimi.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit bavarez po përpiqen të qetësojnë situatën, duke pritur rezultatet e ekzaminimeve mjekësore. Drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl, deklaroi se rasti i Musiala nuk duket serioz.

Rasti i Jamal është më pak i rëndë, më shumë ishte një masë paraprake. Urbig ishte pak i tronditur dhe kishte dhimbje koke, ndërsa dëmtimi i Phonzy, për fat të keq, duket se do të jetë sërish diçka muskulare”, tha Eberl.

Një lajm pozitiv për Bajernin është fakti se Herri Kejn qendroi gjatë gjithë ndeshjes në stol dhe nuk u aktivizua, duke shmangur sforcimin pas problemeve fizike që kishte shfaqur më herët.

bajern mynih alfonso devis jonas urbig jamal musiala

Lini një Përgjigje