TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 19:27

Një nga më të spikaturit e këtij sezoni, sulmuesi kuqezi rinovon edhe për 3 vite kontratën me klubin

Shkruar nga Pamfleti

Një nga më të spikaturit e këtij sezoni, sulmuesi kuqezi

Sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi ka rinovuar kontratën me Empolin, duke zgjatur qendrimin e tij në klubin italian deri në vitin 2029. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi, pas paraqitjeve të mira të futbollistit në sezonin aktual.

Kontrata e mëparshme e Shpendit me Empolin ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa marrëveshja e re e lidh sulmuesin me klubin edhe për dy vite të tjera.

22-vjeçari po zhvillon një sezon pozitiv në Serinë B, ku ka realizuar 10 gola, duke u shndërruar në golashënuesin kryesor të skuadrës. Performanca e tij në repartin ofensiv ka qenë një nga pikat më të forta të Empolit gjatë këtij sezoni.

Shpendi aktivizohet në qendër të sulmit dhe konsiderohet një nga talentet premtues të futbollit shqiptar. Ai ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe pritet të marrë një ftesë edhe nga trajneri i Kombëtares A, Silvinjo.

Ndërkohë, familja Shpendi po spikat në futbollin italian, pasi Stiven dhe vëllai i tij binjak, Kristiani, kanë realizuar së bashku 20 gola në Serinë B gjatë këtij sezoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Empoli Fc Official (@empoli_fc_official)

stiven shpendi sulmuesi shqiptar empoli

Lini një Përgjigje