TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2024, 20:52

Në të kaluarën është aktivizuar me kombëtaren U-17 dhe U-19, talenti shqiptar gjen golin në Serinë C

Shkruar nga Pamfleti

Në të kaluarën është aktivizuar me kombëtaren U-17

U trumbetua gjatë se e ardhmja e futbollistit Ismet Sinani do të ishte e ndritur, teksa gjatë viteve 2014-2018 ishte pjesë e moshave të Milanit, duke spikatur me kuqezinjtë, por talenti shqiptar nuk arriti të ngrihej kurrë në lartësinë e pretenduar, teksa tashmë është pjesë e Klodienses në Serinë C italiane. 

25-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25 në duelin e kampionatit ndaj Pro Vercelit në sfidën që përfundoi në barazim 1-1.

Ky ishte goli i dytë në 9 ndeshje për Sinanin, i cili në të kaluarën është aktivizuar 5 ndeshje me Shqipërinë U-17, 4 me Shqipërinë U-19 dhe 3 me Kosovën U-19.

ismet sinani talenti shqiptar

Lini një Përgjigje