TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2024, 19:00

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë, Silvinjo provon gjuajtjet në portë në seancën e fundit në Tbilisi

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë,

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në “Mikheil Meskhi Stadium” në prag të ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Gjeorgjisë.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Sipas vetë FSHF, trajneri është ndalur te gjuajtjet në portë, një mangësi e madhe e ekipit në dy disfatat kundër Gjeorgjisë në Tiranë dhe Çekisë në Pragë. Në ndeshjen e Tiranës, kuqezinjtë nuk kanë gjuajtur asnjëherë në katërkëndorin kundërshtar gjatë 90 minutave, duke fluturuar jashtë të gjitha tentativat e tyre. Ata ia dolën 2 herë në takimin e të premtes në darkë në Pragë, vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja Gjeorgji-Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League, luhet nesër në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.

gjeoegji shqipëri liga e kombeve

Lini një Përgjigje