TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2024, 16:45

Ndërron jetë gjatë kohës që pedalonte, tragjedi e rëndë në garat e çiklizmit në mal

Shkruar nga Pamfleti

Ndërron jetë gjatë kohës që pedalonte, tragjedi e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në garat e Kampionatit Europian të Rrugëve Malore dhe me Gurë, turne që po zhvillohet në Asiago të Italisë.

Gjatë një gare për amatorë, ish-çiklisti profesionist Silvano Jones, që më së shumti ka garuar në disiplinën e mountain-bike, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në garë.

Italiani 69-vjeçar ishte duke garuar kur pati një atak në zemër, duke u rrëzuar pa ndjenja në rrugën malore. Ai humbi jetën në çast, duke e bërë të pavlefshme ndihmën e parë mjekësore.

Një personazh i njohur në këto gara të rrugëve me gurë dhe malore, ku dhe ka fituar mjaft tituj botërorë. Një ngjarje e rëndë, që sipas mjekëve mund të ketë ardhur edhe si pasojë e sforcos në moshën e tij.

silvano jones ish-çiklisti

Lini një Përgjigje