TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2024, 17:32

Shqipëria merr lajmin e mirë para ndeshjes me Gjeorgjinë, lojtari “lë në baltë” skuadrën për sfidën e kthimit me kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria merr lajmin e mirë para ndeshjes me Gjeorgjinë, lojtari

Xhorxhi Kokorashvili do të mungojë për Gjeorgjinë nesër, më 14 tetor. Sfida me Shqipërinë nis në orën 18:00 dhe vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.

Mesfushori është pikë kyçe në mesfushën e Gjeorgjisë dhe mbahet mend për golin e fitores në “Air Albania”. Kokorashvili plotësoi numrin e kartonëve në takimin ndaj Ukrainës, për një faull në minutën e 63 dhe duhet të shlyejë pezullimin ndaj Shqipërisë.

Kështu trajneri i Gjeorgjisë duhet të bëjë llogaritë pa të, që tri ndeshje i kishte nisur si titullar dhe madje duke shënuar dy herë. Një lajm ky i mirë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe pse Gjeorgjia gjithsesi e ka kontingjentin e pasur.

xhorxhi kokorashvili mesfushori i gjeorgjisë

Lini një Përgjigje